Kurti: Vendimi i GJND-së i dha vulë përfundimtare pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Marketing

Kurti tha se në këtë ditë, 13 vjet më parë, GjND-ja i dha vulë përfundimtare asaj që “ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.

Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare.