Hulumtimi nga Universiteti i St. Andrews krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme ndaj hidratimit. Uji është zgjedhja më e mirë, por sipas studimit të ri, qumështi është akoma më i mirë.
Sipas Ronald Maugan, një profesor në St. Andreës dhe autori i studimit, një nga faktorët është sasia e një pije të veçantë. Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.
Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku.