Mbappe refuzon 400 milionë euro nga Arabia Saudite

Kylian Mbappe vijon të mbetet kryefjala e merkatos së verës. Pas shumë spekulimesh dhe ofertash të çmendura nga Arabia Saudite, një gjë është e sigurt nuk ka Al Hilal në të ardhmen e Kylian Mbappé.

Marketing

Nga Spanja sigurojnë që sulmuesi francez nuk ka ndërmend të shkojë në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës së pazakontë. Ai i ka thënë ‘Jo’ kontratës dyvjeçare me vlerë 400 milionë euro, një zgjedhje e fortë për të cilën francezi do të marrë përgjegjësinë e plotë. Mes të tjerash, shkruhet se 24-vjeçari preferon që një vit të qëndrojë në pankinën e Paris Saint Germain sesa të shitet në Lindjen e Mesme.

“Nëse do t’i duhet të qëndrojë në stol gjatë gjithë sezonit te PSG, do ta bëjë, mësohet të ketë thënë agjenti i lojtarit. Nga ana tjetër, drejtuesit e Paris Saint-Germain, i ka joshur oferta prej 300 milionë eurosh që Al Hilal i ka ofruar mirëpo kishte refuzimi i Kylian Mbappé i ndërlikon sërish planet e presidentin Al-Khelaifi.

Kampionët e Francez kurrsesi nuk duan ta humbin yllin francez si në një lojtar të lirë vitin e ardhshëm për këtë arsye duhet të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë. Kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike po edhe imazhi apo prestigji për klubin francez