Nikollovski paralajmëroi masë të re për ruajtjen e grurit brenda nëntë muajve

Në seancën e sotme të Qeverisë do të miratohet një masë ndërhyrëse nga Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për deponimin e grurit dhe elbit, paralajmëroi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski nga Sveti Nikolla, gjegjësisht nga hambari i dytë më i madh në vend. Masa e ndërhyrjes ofron mbështetje për fermerët për ruajtjen e elbit dhe grurit brenda nëntë muajve, ndërsa paraprakisht kjo mbështetje ka zgjatur dy muaj.

Marketing

“Mundësojmë subvencionim të deponimit të grurit dhe elbit në depo për nëntë muaj, që do të thotë 120 denarë për ton, në muaj. Është mbështetje për të gjithë fermerët”, thotë Nikollovski.

Theksoi se kjo masë është përmes Programit për pagesa direkte, ndërsa ka për qëllim që fermerëve t’u ofrohet siguri më e madhe dhe të shesin grurin dhe elbin kur të kenë çmimet më të mira të blerjes.