E mbajti të fshehtë, zbulohet partnerja dhe gjinia e bebit të Klajdi Harunit

Prej disa javësh ju kemi bërë të ditur se këngëtari Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë.

Marketing

Ai publikoi sot një video me partneren, duke konfirmuar lajmin e bukur. Mirëpo, edhe pse këngëtari nuk e tregoi, është zbuluar identiteti i partneres dhe gjinia e bebes.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Orgesa. Partnerja e zemrës së këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.

Çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Të kontaktuar nga revista “Who” çifti janë shprehur:

“Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”.

Këto kanë qenë fjalët e ciftit që po shijojnë muajt e tyre të ëmbël. Ne i urojmë shtatzani të mbarë Orgesës!