Të nderuar qytetarë, që të krijojmë një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të përparuar gjithsesi se na nevojitet përkrahja dhe kontributi juaj, sepse ju do të jeni partneri i vërtetë në veprimin dhe funksionimin e Lëvizjes së re. Andaj, ju ftojmë që të bashkangjiteni me idetë dhe vizionin tuaj dhe së bashku të bëjmë ndryshimin që dëshirojmë të shohim në shoqëri.
Nga sot po ju prezantojmë platformën tonë onlajn – www.levizja.mk, përmes të cilës ju mund të shpalosni mendimin tuaj dhe të jepni propozimin tuaj se si duhet të jetë emri i Lëvizjes së re dhe slogani i saj, që duhet të reflektojnë vlerat, misionin dhe qëllimin për një të ardhme më të mirë, të cilën të gjithë ne e dëshirojmë, ku në fokus është populli dhe vetëm populli.