Qeveria anulon vendimin për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit

 

Qeveria ka anuluar vendimin për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit për minierën “Ilovica-Shtuka”. Kështu sot informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi një ditë pas seancës së mbajtur në Qeveri. Ai sqaroi se bëhet fjalë për dy koncesione ndërsa ministria e Ekonomisë as nuk ka gënjyer për koncesionet e minierës “Ilovica-Shtuka”.

Marketing

“Qeveria vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm, që do të thotë se ne po kthehemi aty ku ishim, nuk po marrim as vendim pozitiv as negativ. Dhe Ministria e Ekonomisë insiston që të merret një lloj vendimi me të cilin koha dhe argumentet do të tregojnë se çfarë është më i mirë për interesin e qytetarëve” – tha Kreshnik Bekteshi.

E VMRO DPMNE e vuri në dyshim sinqeritetin e pushtetit për të mos lejuar minierë në Ilovica.

“Dimitar Kovaçevski dhe Kreshnik Bekteshi me javë të tëra po ikin nga një përgjigje për pyetjen më thelbësore – Pse, nëse vërtet donin të mos kishte minierë në Ilovica, a lejuan një kompani të familjes Destani, e cila konsiderohet e afërt me BDI-në për të hyrë në strukturën e pronësisë së Euromaks Resursis” – deklaroi Marija Miteva.

Qeveria një muaj më parë votoi për bashkimin e dy koncesioneve – njëri për shfrytëzimin e bakrit dhe arit në lokalitetin “Fshati Ilovica” në komunën e Bosilovës dhe tjetri po ashtu në lokalitetin “Ilovica”, por që zë një pjesë në komunën e Novo Sellës. Ky vendim shkaktoi reagime të forta në opinion, sidomos nga aktivistët që po luftojnë kundër hapjes së një miniere në Strumicë dhe besojnë se do të rrezikojë në mënyrë dramatike mjedisin, pas së cilës disa ministra të qeverisë paralajmëruan rishikim të këtij vendimi.