Deputeti Bajrami largohet nga Lëvizja “Besa”, do të veprojë i pavarur

Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes “Besa”, Bastri Bajrami, nga sot në Kuvend do të veprojë i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi  dërguar kryetarit të Kuvendit.
“Unë, deputeti Bastri Bajrami, Ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Më herët edhe Arianit Hoxha ka bërë të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”. Nënkryetari i Besës, Arianit Hoxha, është distancuar nga blloku opozitar në mes Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit.
Bashkëpunimi me Izet Mexhitin ka shkaktuar pakënaqësi te Lëvizja “Besa”, e cila tani në Kuvend përfaqësohet vetëm me Fadil Zendelin.