Mexhiti: Do të punojmë me përkushtim për ta bërë hepatitin të ngelë në të kaluarën tonë

Hepatiti përbën një kërcënim për shëndetin publik, por me veprim kolektiv dhe ndërgjegjësim, ne mund të punojmë në parandalimin e tij, zbulimin e hershëm dhe përfundimisht eliminimin e tij, tha ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në ngjarjen e sotme për të shënuar Ditën Botërore të Hepatitit.

Marketing

Më ngjarjen e cila u organizua në partneritet me Qendrën Hepar Manastir, të pranishëm ishin drejtorët e klinikave ku trajtohen pacientët me hepatit dhe u ngrit një njësi e lëvizshme për testim të hepatitit.

-Rritja e ndërgjegjësimit për hepatitin është ajo ku do të përqendrohemi sot. Shumë njerëz mund të jetojnë me hepatit, por ata nuk e dinë për të, nëpërmjet dhënies së informacionit dhe aktiviteteve në dispozicion në terren ne mund të inkurajojmë individët për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre nga ky “armik i qetë”.

Ministri Mexhiti theksoi se zbulimi i hershëm i hepatitit ka një rëndësi të madhe për trajtimin dhe kjo është arsyeja pse testimi luan një rol jetësor në identifikimin e infeksioneve në një fazë të hershme kur vetë terapia mund të jetë më me ndikim.

-Si pjesë e angazhimit tonë për të siguruar kujdes shëndetësor cilësor, ne do të vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetet e testimit dhe të nxisim kontrollet rutinë, veçanërisht për grupet me rrezik të lartë. Dua të theksoj se sigurimi i aksesit të barabartë në kujdesin shëndetësor cilësor për të gjithë është i domosdoshëm në punën tonë. – theksoi Mexhiti.

Ministri informoi se statistikat tregojnë se 83 raste të reja të hepatitit janë regjistruar në vend vitin e kaluar, ku më i zakonshmi është hepatiti B me 43 raste, duke vënë në dukje se ne priremi të përmbushim objektivat e organizatës botërore të shëndetësisë duke zbatuar një strategji globale për eliminimin e hepatitit deri në vitin 2030. Ai tha se ministria do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ta bërë hepatitin të ngelë në të kaluarën tonë.