“Daily Mail” e bën Kosovën me det

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur që pushimet e saj verore, ose së paku një pjesë të tyre, t’i kalojë në Shqipëri.

Marketing

Këtë ajo e bëri të ditur përmes disa postimeve nëpër rrjetet sociale.

Në postimin e saj të para dy ditëve, ajo shkroi shkurt: “Në shtëpi”, bashkëngjiti flamurin Kuqezi dhe shpërndau një mori fotosh që tregonin se ajo gjendet në bregdet.

E gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, me sa duket edhe ajo është “lodhur” nga pyetja “A ma mirë ktu a atje”, pyetje e cila u bëhet kur vijnë në vendlindje.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1685241251052847105?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1685241251052847105%7Ctwgr%5E054ca9f89e9848dfc68c61297827d4d3af1d06eb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fdaily-mail-e-ben-kosoven-me-det%2F

Kjo pasi sot, Dua shpërndau disa fotografi nga pushimet e saj në Shqipëri, me mbishkrimin në gjuhën shqipe: “A ma mirë ktu a atje” të përcjellë me një emotikon me fytyrë të çoroditur.

Siç ndodh zakonisht, pothuajse çdo lëvizje e Duas është pjesë e mediave rozë nga mbarë bota. Edhe kësaj radhe, këngëtarja jonë ka rënë në syrin e tabloidit anglez “Daily Mail”.

Por ky tabloid, me sa duket ka rënë pre e ngutisë për të shkruar lajmin, duke e bërë kështu Kosovën me det.

“Dua Lipa nxjerr në pah figurën e saj të bujshme me bikini të vogla portokalli teksa shijon pushimet në plazh në Kosovë”, është titulli i këtij mediumi, i cili e bëri vendin tonë me dalje në det.

Si duket, ngatërresa e “Daily Mail” ka ardhur nga postimi i Duas “Në shtëpi”, dhe shkruesi i artikullit ka hamendësuar se ajo gjendet në Kosovë, pasi dihet botërisht që prejardhja e saj është nga Kosova, ndonëse është e lindur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Klankosova.tv