Valon Syla: Albin Kurti qesharak e palaço

Analisti i politikës, Valon Syla ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është një lider cirkuz, që mendon se është fuqi botërore.

Marketing

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla tha se Kurti fliste për krimin, e sot hynë në burg njerëzit e Vetëvendosjes si Nagip Krasniqi e Faruk Mujka.

Tutje, ai ka shkruar se Kurti flet për drejtësi, por i mbyll mediat sepse i frikësohet të vërtetës.

Sipas Syles, Kurti është një mini-dikator marksist e qersharak që luan me fatin e popullit më të varfër në Evropë.