Për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut pritet rreth një orë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata.

Marketing

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.