Pas sulmit me dron në Moskë, paralajmëron Zelensky: Lufta po kthehet në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka paralajmëruar së fundmi se lufta po kalon në anën e Rusisë pas një sulmi me dron në Moskë si pasojë e të cilit u dëmtuan dy ndërtesa dhe u mbyll për pak një prej aeroporteve të qytetit.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës midis dy vendeve.

Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre drone ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy të tjerë u neutralizuan, por u përplasën nëpër objekte.

Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë. Ndërkohë sulmi me dron në orët e para të së dielës, është sulmi i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin ndërkohë fluturimet që ishin planifikuara për realizim në Aeroprtin Vnukovo, ishin ridrejtuar më pas për në aeroportet tjera.

“Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” vijoi Zelensky

Ndërkohë gjatë natës në Kiev e rajone të ndryshme të Ukrainës u ndez alarmi i sulmit ajror. Mediat vendase raportuan se sirenat raë në rajonet Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, Kiev dhe Kharkiv.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e vazhdueshme e Kievit ishte e suksesshme.

Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë një organ i kryesuar nga Putin tha në mediat sociale se nuk do të kishte “asnjë alternativë tjetër” nëse Ukraina merr atë që ai e përshkroi si “tokën tonë”.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit tha se “pengesa më e madhe për t’i dhënë fund luftës është besimi i presidentit rus Vladimir Putin se ai mund të rezistojë më gjatë se Ukraina dhe shumë vende që e mbështesin atë.”/abcnews.al