Pas katër javësh punë, përkushtim, mësim, aktivitet dhe argëtim, sot përfundoi Shkolla Verore për vitin 2023.
Në ceremoninë e përmbylljes së shkollës verore i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh i kënaqur nga pjesmarrja dhe rezultatet e arritura të nxënësve që morën pjesë në shkollën verore.
“Sivjet është viti i dytë i mbajtjes së shkollës verore dhe kemi pasur 500 nxënës të cilët u angazhuan për një muaj nga mentorët profesionistë. Shpresoj se shkolla verore do të mbetet traditë edhe në vitit në vijim”, u shpreh kryetari Arben Taravari i cili i falënderoi mentorët profesionistë për angazhimin një mujor të tyre.
Kujtojmë se Shkolla Verore përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës dhe largimit të tyre nga teknologjia, po ashtu synon të zbulojë edhe talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.