Përmirësohen kushtet e burgut të Tetovës

I ndërtuar në vitin 1962, burgu i Tetovës vazhdon që dita-ditës të shndërrohet një burg modern. Viteve të fundit, dukshëm është përmirësuar infrastruktura dhe kushtet ku të dënuarit e rajonit të Pollogut vuajnë dënimin. Kryesisht në këtë burg, dënimin e vuajnë kryerës të veprave penale që kanë të bëjnë më lëndët narkotike. Por, deri para disa viteve, në këtë burg kushtet ishin të mjerueshme, sidomos në aspektin e ushqimit, përdorimit të lëndëve narkotike nga ana e të burgosurve, korrupsionin në mesin e të punësuarve për favore ndaj të burgosurve e kështu me radhë. Ndërsa, tashmë, të burgosurit kanë një trajtim dinjitoz, ushqim të rregullt dhe të mirë, ambiente për fitnes, pishinë, nxemje qendrore, nyje sanitare të reja, bibliotekë, salla komplet e rinovuar, batanije të reja, të gjitha qelitë e burgut janë rinovuar, faltore për kryerjen e obligimeve fetare e kështu me radhë. Së fundmi, një nga kërkesat e institucioneve relevante që bëjnë monitorimin e burgjeve në vend, si vërejtje ka qenë që në këtë burg kanë munguar hapësirat për vizia familjare, të cilët janë realizuar para hyrjes së burgut pa asnjë kusht.

Marketing

Së fundmi, me iniciativën e drejtorit Qefali Havziut, është rregulluar një hapësirë brenda burgut, ku familjarët mund të takojnë të burgosurit. Këto hapësira pritet që të lëshohen në përdorim në fund të kësaj jave. Mjetet për këtë investim janë siguruar nga drejtori i burgut Qefali Havziu i cili ka hequr dorë nga beneficionet që i takojnë, siç janë vetura zyrtare, telefoni zyrtar e kështu me radhë. Sipas Zaim Kamberit, krahas të gjithë punëve që janë bërë, e veçanta është krijimi i hapësirës për vizita, hapësirë e cila ka munguar, ku vizita mbahej në qiell të hapur. “Vizitat e ardhshme do të zhvillohen në këtë hapësirë dhe sigurisht se familjaret do të ndjehen më komod. Rregullimi i parkut para kësaj hapësire jep mundësi që familjarët dhe në veçanti këndi për lojra përmes të cilit fëmijët e të burgosurve të mos e ndjenjë se janë në hapësirat e burgut”, thotë Zaim Kamberi, i punësuar në burgun e Tetovës.

Ndërkohë, në të gjitha testimet që kryhen ndaj të burgosurve për përdorim të lëndëve narkotike, rezultat janë gjithnjë inkurajuese dhe përdorimi i drogës është në nivelin më të ulët. Çdo person i dënuar që fillon me vuajtjen e dënimit fillimisht gjatë pranimit në burg i kryhet testi i droges. Poashtu testi i drogës ju kryhet edhe të gjithë atyre të burgosurve që kthehen nga vikendi, pushimi e kështu me radhë, për të vërtetuar se gjatë shfrytëzimit të pushimit apo uikendit a ka përdorur lëndë narkotike”, thotë Kamberi. Për momentin Burgu i Tetovës është ngarkuar nga shkaku se kapaciteti i Burgut është për 48 persona sipas standardeve evropiane dhe hapësirave që posedon, kurse aktualisht vuajnë dënimin 65 persona të dënuar. Standardet evropiane të burgjeve parashikojnë se për një person të dënuar duhet hapësirë prej 4 metër katrorë. Nga burgu i Tetovës sqarojnë se pas 20 vitesh është bërë avancimi i prestarëve te sektorit të sigurisë të cilët janë ngritur në detyrë. (koha.mk)