Shqiptari i Kosovës bëhet për spital në Lezhë

Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i plagosur rëndë në zonën e Lezhës, pasi është goditur me sende të forta nga dy persona, pas një sherri të momentit.

Marketing

Ngjarja u regjistrua pranë një pike karburanti në zonën e Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Sipas të dhënave paraprake shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç është përfshirë në një përplasje të dhunshme me mjete të forta me dy shtetas shqiptarë, punonjës te karburanti, N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, për motive ende të paqarta.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shqiptari i Kosovës M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa dy agresorët ndodhen në komisariat.