Beyonce pakt me stacionin e trenit, dhuron 100 mijë dollarë që fansat të shkojnë të sigurt në shtëpi

Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi.

Marketing

Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat që erdhën në stadium “FedEx Field” për ta dëgjuar, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

Përkundër kësaj, publiku qëndroi aty me durim për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar dhe ajo zgjodhi që këtë dashuri që fansat i dhuruan, t’ua shpërblejë.

Sipas një raporti të E!News, ylli dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t’u shërbyer fansave të saj.

“Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë. Treni i fundit për në Ashburn sonte do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin zyrtar në platformën X, ish-Twitter.

Publiku, natyrisht, e lavdëroi artisten pasi dëgjuan kontributin e saj për t’u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurt.