Krim i tmerrshëm në Bosnjë, bodybuilderi vret gruan live në Instagram dhe 2 të tjerë

Në qytetin Gradaçac të Bosnjë-Hercegovinës ka ndodhur sot një krim i rëndë, ku të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë, tha Prokuroria e Kantonit të Tuzlës. Kërkimi i policisë për vrasësin vijon, ndërsa të gjitha daljet nga vendi janë të bllokuara.

Marketing

Sipas mediave në Bosnje dhe Hercegovinë, njeriu që po kërkojnë është Nermin Sulejmanoviç. “Dnevni Avaz” shkruan se bëhet fjalë për një bodybuilder dhe trajner fitnesi.

I dyshuari ka postuar një video me përmbajtje jashtëzakonisht shqetësuese në rrjetin social Instagram, duke u thënë shikuesve se do të shohin një vrasje live. “Këtu mund ta shihni drejtpërdrejt se si duket vrasja”, është shprehur ai.

Më pas, dyshohet se në video shihet ai duke marrë armën dhe duke gjuajtur një plumb në ballin e një gruaje, ndërsa dëgjohet edhe klithma e një fëmije që ndodhej në afërsi.

Për shkak të krimit brutal në Gradaçac, policia ka bllokuar një pjesë të madhe të këtij qyteti.