Kasami me Kurtin, Mexhitin e Gashin, në ballkon të hapur!

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një foto me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, nismëtarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitin dhe kreun e “Alternativës” Afrim Gashin.

Marketing

Mbi foton e publikuar, Kasami ka shkruar: “Në ballkon të hapur” që duket si “thumb” për kryeministrin Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte politikani që promovoi dhe mbrojti më shumë projektin “Ballkan i hapur”, që siç duket dështoi. Fundin e vet këtij projekti e lajmëroi pikërisht promotori më i madh i tij, Edi Rama.

Kasami tërë ditën e ka shoqëruar Kurtin, që nga zbritja e tij në Çair, ndërsa në Tetovë pas takimin në zyrat e komunës, kanë vizituar bashkërisht edhe fshatin Vicë, ku u promovua ideja e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit, përmes rrugës së re mes këtyre dy qyteteve.

Në mbrëmje, Kasami e Kurti do të marrin pjesë në koncertin që do të mbahen në sheshin e Tetovës, ku do të performojë bendi i njohur Elita 5.