Partia Politike Lëvizja Demokratike nesër e diel nga orës 13:00 në hotelin Double Tree by Hilton do të mbajë Kuvendin Themelues
Mbajtja e Kuvendit themelues të Lëvizjes Demokratike erdhi pasi ditë më parë në afat rekord u mblodhën nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e partisë.
Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur ditë më parë në zyrat e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV.
Nga ana tjetër Lëvizja Demokratike tanimë ka përzgjedhur edhe logon partiake përmes konkursit publike, njëlloj sikurse edhe emrin e partisë.