Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për zjarret në Hawaii

Menjëherë pasi Jeff Bezos zbarkoi në Itaka me superjahtin e tij prej 500 milionë dollarësh “Koru”, e fejuara e tij njoftoi një donacion të përbashkët për Hawaiin që digjej.

Marketing

Lauren Sanchez ka bërë një postim në Instagram, në të cilin thotë se së bashku do të ndajnë 100 milionë dollarë për zjarret në Hawaii dhe konkretisht, Maui County.

“Jeff dhe unë jemi të shkatërruar nga ajo që po ndodh në Maui. Ne po mendojmë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe një komunitet që ka mbetur i shkatërruar. Nevojat imediate janë të rëndësishme, po ashtu edhe rindërtimi afatgjatë që do të duhet të bëhet”, shkruan ndër të tjera ajo.

Më pas Lauren shtoi se ajo dhe Bezos “po krijojnë ‘Maui Fund’ dhe po lënë mënjanë 100 milionë dollarë për të ndihmuar që Maui të rikthehet në këmbë tani dhe në vitet në vijim”.