Kryetari i komunës së Kërçovës, njëherazi edhe anëtar i Kryesisë së BDI-së, Fatmir Dehari në 22-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka vizituar varrezat e dëshmoreve të UÇK-së në Tetovë. Ai prej aty ka akuzuar, se si sot në këtë ditë historike për vendin aty nuk ishte aty asnjë ushtar, politikan ambasadorë, etj. Ai vijon më tej duke ironizuar se mbase këta personalitete janë të ftuar sonte në koncertin hip hop që do të mbahet sonte në Shkup në sheshin Skënderbeu.
Postimi i plotë i Deharit në facebook:
Marrëveshja e luftës që prodhoi atë të paqes.
E shënova këte datë me vizitë te varrezat e dëshmorëve në Tetovë!
Aty e gjeta veten, këtu ku shkrihen kufijtë e kësaj bote dhe asaj të përjetësisë.
Aty u rrëfeva,bisedova,urova e faleminderova për këtë datë e për atë që ne kemi sot!
Po, ne kemi Marrëveshjen e Ohrit, kemi edhe efektet e sajë, nga se kemi dëshmorë e në ball shkronjat e arta UÇK!
Gëzuar këtë datë të rëndësishme historike që në themelet e sajë ka gjak lirie e tri shkronja lavdie – UÇK!
Më falni,
Sot nuk pritëm as ambasadorë, as ushtarë, as politikanë, as anëtarë e as opozitarë!
Nuk e di pse?
Po, paska koncert hip hopash, atje mund të presin, nderojnë e lidhin marrëveshjet.