Grubi: Brezi i ri duhet të informohet mbi të arriturat e vendit në dekadat e fundit

Sot, kryetari i Qeverisë z. Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë z. Artan Grubi në një ceremoni solemne kanë ndarë certifikatat për të rinjtë, të cilët ndoqën edicionin e dytë të shkollës për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” që u mbajt në Mavrovë dhe u organizua me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e Minsitrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Marketing

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi tha para të pranishmëve se në kohën prej kur eshte nënshkruar e deri më sot kemi një brez të rinjsh që realisht mbase dhe nuk dinë shumëçka për këtë marrëveshje, për shtetin e para disa viteve dhe të arriturat që erdhën përmes kësaj marrëveshje, ndaj ky brez 22 vjeçarësh por edhe më të rritur, duhet të jenë të informuar mbi këtë proces.

“Do të jem më i shkurtër në fjalimin tim, sepse sot jemi këtu për ti përgëzuar dhe falëmnderuar të gjithë pjesëmarrësit në Shkollën për Liderë të Rinj. Pajtohem plotësisht me atë që e tha kryeministri dhe nuk kam çfarë shtoi më tepër. Do të ndalem te një pikë mbase më kryesore që kemi pasur në këtë edion të “Peace Forum Dialogue”, atë të mësimin dhe ligjërimit mbi vlerat reale të politikave bashkëpunuese, europiane dhe pro amerikane, si sukses i garantuar për një të ardhme më të mirë. Pse të trajtohet Marrëveshja e Ohrit? Sepse në kohën prej kur eshte nënshkruar e deri më sot kemi një brez të rinjës që realisht mbase dhe nuk dinë shumëçka për këtë marrëveshje, për shtetin e para disa viteve dhe të arriturat që erdhen përmes kësaj marrëveshje, ndaj ky brez 22 vjeçarësh por edhe më të rritur, duhet të jenë të informuar mbi këtë proces. Prandaj, shënuam solemnisht “Peace Forum Dialogue” e poashtu dhe “Peace Festival”, që të transmetojmë vlerat e duhura të dëmokracisë, që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës por së bashku të jemi për një të ardhme më të mirë. Koncepti i dytë i kësaj ngjarje është për të informuar se ashtu siç bashkarisht u bënë pjesë e NATO-s, ashtu na pret dhe integrimi në BE. Ju falemnderit të gjithëvë për pjesëmarrje dhe uroj që të takohemi dhe në organizimet e radhës”, tha Grubi gjatë ndarjes së certifikatave për liderët e rinj.