I dogji “Ferrarin” Noizyt, Gjykata lë në burg autorin e ngjarjes

Mori 6 mijë euro për të djegur Ferrarin e Noizy-t, kush është autori i kapur nga kamerat

Marketing

Është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, Siar Konti, autori i djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 6 gusht në Durrës.

Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

Nga kamerat e sigurisë është kapur momenti kur autori i dyshuar i djegies së makinës së Noizyt, pasi kryen aktin, largohet me qetësi nga vendi i ngjarjes.

Kamerat e bizneseve në rrugë kanë qenë ato që e kanë kapur mat të riun, i cili ndodhet tashmë pas hekurave ndërsa ka rrëfyer krimin.
Ai në dëshminë e tij para policisë tha se ishte paguar nga këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio, një kundërshtar i Noizyt me të cilin këngëtari ka pasur disa konflikte.