Pas ekzekutimit të kandidatit për president, vritet një tjetër politikan në Ekuador

Pas ekzekutimit të kandidatit për president, Fernando Villavicencio në Ekuador, një tjetër politikan është vrarë nga mafia.

Marketing

Viktima është identifikuar si Pedro Briones, një anëtar i Partisë së Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa dhe një nga drejtuesit e lëvizjes në provincën e Esmeraldas në kufi me Kolumbinë.

Referuar mediave të huaja, viktima u qëllua në shtëpinë e tij në qytetin San Mateo nga dy burra me një motoçikletë, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vrasja erdhi më pak se një javë pas atentatit të 9 gushtit, në kryeqytetin Quito të Fernando Villavicencio.