“Blloku opozitar” me iniciativë për shkarkimin e Joveskit? Mexhiti, Gashi dhe Kasami nesër para mediave

Liderët e tri partive opozitare të të ashtuquajturit “bllok opozitar”, kanë paralajmëruar konferencë për media, transmeton TV21.

Marketing

Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa do t’i drejtohen nesër publikut me fillim prej ora 11:00 para Parkut të Gruas, përballë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Jozyrtarisht mësohet se do të dorëzohet në Kuvend iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit republikan, Lubomir Joveski, kjo nxitur nga zhvillimet e fundit për djegien e spitalit modular në Tetovë.