Pse nuk pranohen amendamentet e LD-së që ofrojnë zgjidhje evropiane ballkanike

Qeveria, por as Kuvendi assesi nuk japin qëndrim lidhur me propozimin e dërguar nga deputetët e Lëvizjes Demokratike për plotësimin e Preambulës, ku kërkohet respektimi i gjuhës shqipe duke e zëvendësuar  termin ofendues ‘mbi 20 përqind’, futjen e popullit bullgar në Preambulë, me cka arrihen edhe raporte të mira fqinjësore dhe integrim i shpejtë evropian.

Marketing

Në letrën e dërguar nga deputetët Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku deri tek Miniseria e Drejtësisë, Komisioni për ndryshime kushtutuese, tre deputetët e LD-së kërkojnë të  ndryshohet amandamenti numër 37 i preambulës së  Kushtetutës pas fjalëve “populli boshnjak” të shtohen fjalët “populli bullgar”, dhe pas fjalëve “dhe jetës së përbashkët,” të shtohen fjalët “raporte të mira fqinjësore dhe integrim evropian,”.

LD kërkon që gjuha shqipe, pas 20 vjet të zgjidhjeve parciale, të zgjidhet një herë e përgjithmonë, dhe me këtë rast propozojnë tekstin si më poshtë: ‘Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

Gjuhë tjetër zyrtare është gjuha shqipe dhe shkrimi i saj’.

Këto ndryshime stabilizojnë marrëdhëniet ndëretnike për një periudhë afatgjatë, duke i dhënë gjuhës shqipe statusin e merituar dhe të dakorduar me MO-në, dhe njëkohësisht arritja e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë, thonë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, i cili sot së bashku me liderët e Lëvizjes Besa dhe partisë Alternativa, kërkuan votimin e shpejtë të ndryshimeve kushtetuese dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.