Kombëtarja italiane zyrtarisht me trajner të ri

Tashmë është bërë zyrtare, Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares italiane të futbollit. Kampion i sezonit të fundit në Seria A me Napolin, tashmë ai do të zëvendësojë në krye të kombëtares së kaltër Mancinin e dorëhequr pak ditë më parë.

Marketing

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, Mancini i befasoi të gjithë dhe u largua pas 5 vitesh me triumfe dhe dështime të mëdha si fitorja e Euro 2020 dhe mospjesëmarrja në Botërorin e Katarit 2022.

Ndërsa Spalletti vjen në këtë pozicion të rëndësishëm për futbollin italian pasi sezonin e fundit arriti ta rikthejë Napolin triumfues të Serie A. Atë e pret një punë e vështirë duke qenë se në eliminatoret e Kampionatit Europian, Italia gjendet në vendin e tretë me 3 pikë pas dy ndeshjeve të para.