Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi
Tre turistë nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin gjatë ditës së sotme në plazhin e Golemit.
Sipas burimeve për “News 24”, bëhet me dije se shtetasit në fjalë ishin rreth moshës 60-vjeçare dhe janë nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.
Mësohet se fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.
Pas rreth 30 minutave është nxjerrë nga uji edhe personi i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.