Fati Vejseli kampion dhe i artë në Bukuresht

Formën e jashtëzakonshme të ditës së djeshme, Fati Vejseli e vazhdoi në Bukuresht të Rumanisë edhe sot, duke fituar në mënyrë bindëse finalen e kategorisë deri më 70 kg dhe duke marr medaljen e artë në turneun prestigjioz “Ion Cornianu & Ladislau Simon”.

Marketing

Në finale, Vejseli ngadhnjeu me 10-0 ndaj kundërshtarit nga Moldavia dhe paralajmëroi sulm të rezultatit e arritjes të madhe në Botërorin në Beograd muajin tjetër.