Futbollisti shqiptar do të luajë në kampionatin elitar të Turqisë

Edhe Rey Manaj këtë edicion do të luaj në kampionatin elitar të futbollit turk.

Marketing

Sulmuesi shqiptar i cili kishte mbetur për gjashtë muaj pa skuadër, ka arritur marrëveshje me Sivasporin me të cilin ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

“Sivasspor ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite, duke filluar nga sezoni 2023-24”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

26-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra të mëdha evropiane si Interi dhe Barcelona.