Pep Guardiola është operuar në shpinë. Trajneri i Manchester City ka pasur dhimbje të forta dhe ka vendosur që të udhëtojë në Barcelonë për të kryer një operacion urgjent.
Sipas klubit anglez, operacioni ka dalë me sukses dhe Guardiola do të rikuperohet në Katalunjë, ndërkohë që në mungesë të tij ekipin do ta drejtojë Juanma Lillo.
Mendohet se Guardiola do të kthehet në muajin shtator, pas ndeshjeve të kombëtareve, për ndeshjen e 16 shtatorit ndaj West Ham.