Gjirafa e rrallë lind pa pulla në kopshtin zoologjik amerikan

Një kopsht zoologjik në SHBA ka mirëpritur një nga kafshët më të rralla të lindura kohët e fundit, një gjirafë pa njolla.

Marketing

Gjirafa Retikulare femër, me një ngjyrë kafe uniforme, mbërriti në kopshtin zoologjik Brights në Tenesi më 31 korrik.

Sipas kujdestarëve të kopshtit zoologjik, ajo është e para që ka lindur me pigmentimin e rrallë që nga viti 1972, kur kopshti zoologjik Ueno i Tokios raportoi ekzemplarin e fundit të ngjyrosur.

Në habitatin e tyre natyror, pullat i shërbejnë gjirafave si kamuflim në shkretëtirën sub-Sahariane. Pullat kanë edhe enë gjaku që i lejojnë të përshtasin temperaturën e trupit në mot të nxehtë.

Pullat e çdo gjirafe janë unike, njësoj si shenjat e gishtave dhe është shumë e rrallë që të lindin në një ngjyrë uniforme.

E quajtur Bright’s Zoo – “Gjirafa më e rrallë në botë lindi në kopshtin zoologjik Bright. Ajo nuk ka njolla! E vetmja e llojit të saj në Tokë! Dhe tani ajo po kërkon një emër!”

Gjirafa ka lindur më datë 31 korrik të këtij viti.