Prokuroria ka nisur procedurë për dhunën ndaj gazetarëve të Alsatit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Dhunë” nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Marketing

Prokuroria informon se “më 21 gusht, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i dyshuari 53-vjeçar fillimisht ka bërë kërcënime dhe ofendime, e më pas ka sulmuar fizikisht ekipin gazetaresk të Televizionit Alsat-M.

“Ai ka goditur kameramanin me grushte në kokë dhe në trup, duke shkaktuar ankth dhe frikë tek dy gazetarët. Për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, sipas urdhërit të prokurorit publik janë siguruar pamjet video-përgjime nga objektet përreth”, thonë nga Prokuroria.

“Prokurori publike do t’i dorëzojë gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masave të sigurimit – konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit të të dyshuarit, si dhe ndalimin e kontakteve me dëshmitarët dhe të dëmtuarin”, thonë nga Prokuroria.