Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nga sot filloi me regjistrimin e studentëve potencial me një intezitet të lartë të interesuarish.
Gjatë regjistrimit rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri aplikantëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në zhvillimin e tyre akademik në Kampusin e ri universitar. UNT, këtë vit akademik 2023/2024 në tetë fakultetet e saj përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës dhe atë mbi 30 drejtime atraktive në gjuhën amëtare në kryeqytetin e vendit. Konkursi i regjistrimit në afatin e parë përmban 1850 vende aplikimi.
Numër Pedagogësh dhe staf administrativ është në dispozicionin e të gjithëve studentëve të rinjë që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore pranë UNT-së.
Tetë Fakultetet studimore:
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Fakulteti i Shkencave Informatike
Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Teknologjike
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Shkencave Humane
Afati i parë vijon nga në oraret e caktuara për aplikim.
Për më shumë ndiq: www.unt.edu.mk
Apo konkursin e regjistrimit: t.ly/j6vX8