Struga e pafat, mundet nga Breidablik

Struga ngec në takimin e parë ndaj Breidablik, duke e shtyrë për javën e ardhshme diskutimin final të “biletës” për kalimin në fazën e grupeve të Conference League.

Marketing

Ndeshja e parë e Strugës me ekipin nga Islanda që u luajt në “SRC Biljanini Izvori” u mbyll me rezultatin 0-1.

Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 28’ me Shabani-n, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull.

Ndërsa në minutën e 35’ Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose të me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League dhe të vijojë të shkruajë historinë në këtë sezon të veçantë.