Familja e Gostivarit që u ndalua në Serbi falënderon Bujar Osmanin për ndihmën

Familja e të riut nga Gostivari që u keqtrajtua nga policia serbe në afërsi të Beogradit ka falënderuar publikisht ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani për angazhimin lidhur me rastin në fjalë.

Marketing

“Falënderim publik. Familja Bajrami në mënyrë publike falënderon Ministrin e Jashtëm të RMV Bujar Osmani dhe gjithë kabinetin e tij për angazhimin maksimal dhe korrekt për ndodhin që i ndodhi djalit tonë në Serbi”, ka shkruar në rrjetin social në facebook familjari.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari dhe i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse ka pasur bluzë me shqiponjë.