Strugë, Bekteshi takon hotelierët

Përveç operatorëve turistikë, subvencione duhet të marrin edhe hotelierët. Ky ka qenë përfundimi i takimit të sotëm të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me shoqatën e hotelerisë HOTAM. U diskutua edhe për vendosjen e subvencioneve për turistët vendas në periudha të caktuara të vitit. Subvencionet në turizëm janë futur që nga viti 2010, por rregulloret duhet të ndryshohen që të përfitojë i gjithë sektori i turizmit.

Marketing

“Një pjesë e atyre subvencioneve janë propozuar që të shkojnë për hotele, ndërsa një pjesë për të përfshirë mysafirët vendas në periudha të caktuara të vitit. Dhe ato mjete do t’i shfrytëzonin për korrigjimin e pagave, përmirësimin e kushteve për pritjen e turistëve dhe përmirësimin e të gjitha kushteve që duhet të sigurohen.”, – deklaroi kryetari i HOTAM-it, Kërste Blazheski.

Ministri i Ekonomisë paralajmëroi mbështetje për turizmin përmes futjes së granteve për investime në sektorin e hotelerisë.

“Pikërisht për këto të dhëna për interesin për të vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë sot dëgjoi propozime konkrete, por njëkohësisht edhe prezantoi propozime të cilët kanë dalë nga sektori, për ndihmën që do ta ofrojmë që nga janari i vitit të ardhshëm, për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investimeve në kapacitete të reja hotelierie, me qëllim që përmes kualitetit të shërbimeve të bëjmë përpjekje maksimale që ky trend jo vetëm të vazhdojë, por edhe të rritet në mënyrë të konsiderueshme të turistëve, qofshin vendor apo të huaj.”, – theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Si HOTAM-i, ashtu edhe ministri i Ekonomisë thonë se këtë vit ka rritje të turistëve të huaj dhe një sezon tjetër i suksesshëm turistik është në rrugë e sipër. Sipas të dhënave statistikore, në gjashtëmujorin e parë të vitit vihet re një rritje me 40% e numrit të mysafirëve të huaj në vend.

Marketing