Ky është vendimi më i vështirë që ka marrë Oriola Marashi

Modelja Oriola Marashi është një nga më të mirat në vendin tonë. Tashmë fama e saj ka kaluar kufijtë dhe po e ushtron profesionin edhe jashtë. Ajo tashmë është një nga modelet e markës së njohur të ‘Guess’, por rruga për të arritur këtu ku është, nuk ka qenë e lehtë.

Marketing

Madje, ajo ka treguar se i është dashur që të bëjë një zgjedhje të vështirë.

‘Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë?’– ishte pyetja që iu bë nga një ndjekës në ‘instastory’.

‘Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut’– shkruan Oriola teksa ndan një fragment kur ajo këndon në skenë.

Oriola si modele ‘shkëlqen’, po me siguri publiku do ishte kurioz të dinte sesa sukses do kishte ajo në fushën e muzikës!