Titujt e mediave prestigjioze pas vizitës së Osmanit në Indi: “Lidhja që na dhuroi Nënën”

I pari i Diplomacisë Bujar Osmani në rrjete sociale ka ndarë titujt e gazetave nga India të cilat kanë përcjellur vizitën e tij në Nju Delhi dhe në Kalkuta të Indisë.

Marketing

“Lidhja që na dhuroi Nënën” ka qenë titulli i prestigjiozes “The Telegraph”. Media ka transmetuar në detaje vizitën e tij në vendin ku veproi Nënë Tereza, por edhe duke vënë theksin në prejardhjen e saj etnike shqiptare dhe vendlindjen, Shkupin.

Për lidhjet mes qytetit të lindjes së Nënë Terezës dhe qytetit ku ajo veproi ka shkruar edhe “The Times” e Indisë.

Mediat atje kanë transmetuar edhe takimet e Osmanit me krerë të lartë të Indisë. Është veçuar takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subramanjam Xhaishankar, ku Osmani ka përgëzuar homologun e tij për presidencën e Indisë me G20.