Shkuarja e Ali Ahmetit tek Devollët, çka fshihet?’

Shkruan: Adnan Azizi

Marketing

Lufta e filluar në Kosovë viteve të ‘90-ta dhe vazhdimi i luftës edhe në vitin 2001, ishte për t’i bashkuar shqiptarët në një shtet, respektivisht për t’i bërë bashkë trojet e copëtuara nga pushtuesit sllav, të cilët historikisht i ndanë shqiptarët ne disa shtete: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Çameri!

Fatkeqësisht nga kjo iniciativë dhe luftë për realizimin e bashkimit kombëtar, ideali dhe përkushtimi i sinqertë i shumë patriotëve dhe idealistëve u devalvua dhe denigrua nga materialistët dhe shpirtë shiturit e kauzës së pastër kombëtare, të cilët e tjetërsuan rrugën e idealit dhe filluan një lidhje tjetër atë të bashkim të krimit korrupsionit, filluan lidhjet biznesore të Soravias, Eurovias, Maxhar Telekomit, madje edhe të lidhjeve biznesore të regjistruara në Beograd!

Pasi që kjo farë materialiste dhe ajo e interesit të ngushtë politikë, shoqërorë dhe familjarë, shkatërraun bizneset tradicionale të shqiptarëve që i kishin ndërtuar ndervite me shume mund, djersë dhe ndershmëri, me qeverisje e kësaj kaste politike që morën në dorë pushtetin, kishin filluar të lindin kompani brenda natës që vlenin miliona euro dhe që padyshim lidhjen e kishin me krerët politikë, gjegjësisht me kreun e BDI-së!

Edhe vizita e Aliut me zvkryeministrit sot është në sensin e lidhjeve dhe fijeve me Gjakovën e që nga ky qytet është dhëndri i kryetarit BDI-së dhe origjina familjare e Zv kryministrit të tij, që sot burojnë nga një parti që po dëshmohet si subjekt më i korroptuara në historinë politike!

Pas zbardhjes së kapitalit që posedon familja kapitaliste Ahmeti dhe klani i tij feudal, i kisha sugjeruar kreut të BDI-s që kur të këndoj nëpër dasma apo sunetija ta ndryshoj refrenin e këngës:

Xhamadani Vija Vija, është Telekomi dhe Eurovia.
Xhamadani vija-vija, o sa e madhe është Soravia.