Çmimet e larta të produkteve, Bytyqi paralajmëron kontrolle në terren

Nga qershori kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve të frutave dhe perimeve, por edhe produkteve ushqimore. Që kur u hoq ngrirja e çmimeve gjatë gjithë verës, nëpër markete dhe tregje mund të përballesh me çmime marramendëse. Edhe pse qytetarët ankohen, çmimet nuk duken të bien. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të bëjë kërkesë që të dilet në teren dhe të shihen çmimet në të gjitha sektorët.

Marketing

“Nuk mundemi të lejojmë që në kurriz të prodhuesve, në kurriz të qytetarëve, të fundit që i shesin produktet ta bëjnë profitin më të madh, e dimë që në ekonominë e tregut secili punon për fitim. Kishte reagime edhe nga oponentët tanë se kompanitë nuk duhet të mos punojnë për fitim sepse ka inflacion të lartë, po për ata që gjithmonë rrinë nëpër zyra unë kam qenë në sektorin e biznesit dhe e di se punohet për fitim sepse ajo do të thotë jetë, por jo në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve të cilët çdo ditë me vështirësi duan të jetojnë më mirë.”- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër Për Çështje Ekonomike

Rritja e çmimeve ka bërë që shporta e konsumatorit të shkoj mbi 50 mijë denarë, situatë kjo që është shqetësuese krahasuar me pagat mujore që marrin qytetarët e Maqedonisë së Veriut.