Përplasjet mes Këshillit gjyqësor dhe Ministrisë së drejtësisë, Selmani: Pikënisje për dalje nga situata kaotike

Përplasjet mes Këshillit gjyqësor dhe Ministrisë së drejtësisë sa i përket funksionimit të Këshillit gjyqësor, eksperti juridik Bashkim Selmani i sheh si pozitive dhe si piknisje për dalje nga situata kaotike që ndodhet sistemi i drejtësisë.

Marketing

Sipas tij,kjo vjen si rezultat i vërejtjeve të shumta nga ndërkombëtarët.Selmani shpreson që çëshjet të zgjidhen edhe pa përplasje.

“Kjo është vetëm një piknisje të cilën ne e shofim si përplasje pozitive.Unë shpresoj se kjo çështje të minimizohet nga ana e përplasjeve publike për arsye se çdo përplasje që del në publik është shumë e vështirë ti gjendet zgjidhja.Por,a duhen reforma?Pikërisht,janë më shumë se të nevojshme dhe nëse edhe reformat do të fillonin ,duhet ti fillojë organi përkatës që komoditeti i antarëve dhe mënyra e funksionimit të tyre aktualisht nuk ka dëshmuar rezultatet e pritura”, u shpreh eksperti juridik Bashkim Selmani.

Përmirsimin e situatës, Selmani e shef në ndryshimet ligjore.

“Kam bindjen se të gjitha këto fërkime ti quaj pozitive,shpresoj të ndryshojë Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe të parashihet mënyra e zgjedhjes së këtyre antarëve të pavarur jo vetëm në aspektin e gjyqësorit por edhe në aspektin e lëmive të tjera”, theksoi Selmani.

Pas kritikave të shumta nga ndërkombëtarët dhe Ministria e drejtësisë për punën e Këshillit gjyqësor dhe thirrjeve për shpërbërjen e tij,Këshilli Gjyqësor fton ministrin e drejtësisë të ketë pjesmarrje aktive në Këshillin gjyqësorë dhe të kontribojë në zgidhjen e problemeve.Ndërkohë,nga Ministria e drejtësisë kërkojnë që me ndryshime Kushtetuese dhe Ligjore ,Ministri i drejtësisë të mos vazhdojë të jetë antarë i Këshillit gjyqësorë. (Tvm2)