Turqia kampione e Evropës, mposht Serbinë në finale

Turqia është kampione e Evropës në volejboll. Volejbollistet e Turqisë të dielën mbrëma në finale fituan ndaj Serbisë me rezultatin 3:2 në sete.

Marketing

Setin e pestë, Turqia e fitoi me rezultat 15:13.

Turqinë drejt suksesit të madh e ka udhëhequr Melisa Vargas. Ajo fitoi edhe pikën e fundit. Evropiani është mbajtur në Belgjikë, Estoni, Gjermani dhe Itali. Për Turqinë është titulli i parë i Evropës.