VMRO-DPMNE: Me skandalin e Onkologjisë brutalisht janë shkelur të drejtat e njeriut

“Skandali i Klinikës së Onkologjisë nuk është i djeshëm, është dhënë paralajmërim, por është dashur shumë kohë që të reagojnë autoritetet, Lëshimet, puna e pahijshme e anëtarëve të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së kanë çmim të lartë, çmimi paguhet me jetë njerëzore”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Marketing

“Me këtë skandal më brutale është që janë shkelur të drejtat e njeriut, dhe vlerat në kujdesin shëndetësor për zbatimin e të cilit, përveç ministrit të linjës, përgjegjës direkt janë edhe kreu i Qeverisë dhe Qeveria në tërësi. Pse? Sepse neni 30 i Ligjit për Qeverinë thotë “Qeveria mbikëqyr punën e ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore dhe organizatave administrative”.

“Nga këtu, është e qartë se qeveria nuk ka ndërmarr asgjë! Mosveprimi sjell përgjegjësi direkte te Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së dhe te Dimitar Kovaçevski, ndërsa përgjegjësit për skandalin kanë emër dhe mbiemër. Ose Kovaçevski si kryeministër është personalisht përgjegjës sepse nuk ka ndërmarrë asgjë dhe është përgjegjës për punën e ministrave, në rastin konkret ministrat e shëndetësisë”.

“Përgjegjës janë Bekim Sali dhe Fatmir Mexhiti. Përgjegjës janë edhe Venko Filipçe dhe Arben Taravari. Po ashtu, ekziston dyshimi se prokuroria e udhëhequr nga Ljubomir Joveski apo Islam Abazi nuk do të zbatojë asgjë në drejtim të zbulimit të fajtorëve të vërtetë. Ose njëri pret që qeveria ta zgjedhë për gjyqtar kushtetues, ndërsa tjetra pa që e gjithë partia është në qafë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, ky skandal është edhe një tregues se kjo qeveri e rilindur duhet të largohet së shpejti për të rifilluar sistemin shëndetësor.