Ministri Shaqiri: Ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë në Veles

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka informuar se ka zgjidhur problemin me arsimin shqip në gjimnazin e Velesit.

Marketing

Postimi i tij:

Çështja e Velesit u zgjidh

Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor.

Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë.

Apeloj deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike.

Pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri?”, ka shkruar ministri Shaqiri