Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Marketing

Sipas tyre, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Nga LAMM pohojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.