Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani iu drejtua diplomatëve hungarezë

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, sot iu drejtua Këshillit të Ambasadorëve të Hungarisë, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë.

Marketing

Temë kryesore e prezantimit ishin sfidat dhe bashkëpunimi në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, në drejtim të arritjes sa më të shpejtë të paqes dhe stabilitetit në Kontinentin Evropian. Osmani shfrytëzoi rastin që para diplomatëve më të lartë hungarezë t’i prezantojë perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm ndërmjet diplomacive të të dyja vendeve, veçanërisht në aspektin e mbështetjes nga ana e përfaqësuesve të diplomacisë hungareze për sfidat tona.

Në kuadër të vizitës së punës në Budapest, Ministri Osmani zhvilloi edhe takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Szijjártó, ku rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, mbështetja për integrimet tona evropiane dhe aleanca në kuadër të NATO-s.