Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Erasmus”.

Marketing

I akuzuari Bobek Shuklev u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg për “marrje ryshfet”, Sllave Ristevski për dy vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me katër vjet burg, Dragan Denkovski për tre vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me dënim me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykata, të akuzuarve Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski ua ndaloi kryerjen e profesionit të profesorit për pesë vite.

Shuklevit i janë marrë edhe bankënota.

Ndryshe, ky është gjykimi i dytë për rastin “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, rasti ra në Apel, kur u vërtetua vetëm lirimi për profesorin Stojan Debarliev.