Mexhiti: Jeta e qytetarit po vështirësohet dita ditës, pushteti aspak nuk brengoset për këtë gjendje!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti i shoqëruar mga Bashkim Hasani dhe Pajtim Osmani sonte qëndruan në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit.
Mexhiti para të pranishmive tha se është konstatim i përgjithshëm kudo që shkojmë që jeta e qytetarit po vështirësohet dita ditës dhe se pushteti aspak nuk brengoset për këtë gjendje.
” Ne do të lëvizim dhe do të vizitojmë çdo vendbanim ku ka shqiptarë, do të ndëgjojmë problemet dhe sfidat e popullit, dhe për të njejtat do të mundohemi të gjejmë zgjidhje me ekipet tona në Lëvizje, zgjidhje këto që do të jenë pjesë e Platformës tonë fituese!
Ne mbajmë përgjegjësi dhe llogari për fjalën e dhënë andaj nuk do ta harrojmë mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë që na e dhatë sonte në Gradec, për çka jemi thellësisht mirënjohës!
Faleminderit nga zemra! -tha Mexhiti.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid025DQjdgsTGkyg3Skf9GthveRW5TfAYSyYmi73PAe8MawJGbTCw9QnVMXFjmSaEhStl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz

Marketing